Ndeshja Bashkimi-Lipjani e ka hapur edicionin 2019-2020 në Superligën e Kosovës në basketboll. Bashkimi ka triumfuar me rezultat 107:57 (26:12, 27:12, 31:13, 23), në takimin që është zhvilluar në Gjakovë, për shkak se, palestra në Prizren është e zënë.
Prizrenasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe për të nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri.
Terik Bridgeman ishte më i dalluari te Bashkimi me 26 pikë e 12 kërcime, derisa ndihmë të madhe kanë dhënë edhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e tetë kërcime, Corey Raley Ross me 15 pikë e katër kërcime, Musab Mala me 13 pikë e 13 asistime dhe Elvan Ilazi me 12 pikë.
Te Lipjani më i dalluari ishte Ardit Rashiti me 18 pikë.
Java 1
Bashkimi-Lipjani 107:57
E shtunë
19:00 GoldenEagle Ylli-Feronikeli
E diel
17:00 Ponte Prizreni - Peja
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
Trepça / pushon
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në platformën Art Motion.