Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi e përmbylli edicionin me humbje në Ligën Ballkanike

  • Bashkimi e përmbylli edicionin me humbje në Ligën Ballkanike
15 Mars 2016

Bashkimi nga Prizreni e ka përmbyllur edicionin debutues në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) me humbje pasi të martën mbrëma para shikuesve të vet është mposhtur nga skuadra e Beroe-s nga Stara Zagora e Bullgarisë me rezultat 70:88 (17:25, 20:20, 16:26, 17:17).

Mysafirët e kanë nisur furishëm takimin dhe këtë më së miri e dëshmon fakti se çerekun e parë e kanë fituar me 8 pikë dallim, 25:17. Në dhjetëminutëshin e dytë është zhvilluar luftë më e barabartë, ku kjo pjesë e lojës përfundoi baras, 20:20, derisa pas kthimit nga pushimi bullgarët sërish i “treguan dhëmbët” dhe e fituan këtë çerek me shifrat 26:16, andaj edhe në periudhën e katërt luajtën më të relaksuar për ta fituar në fund gjithë ndeshjen me 18 pikë dallim.

Më efikasit te Bashkimi ishin Theron Bussey me 21 pikë dhe Rokas Uzas me 14 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.

Te Beroe me lojë të mirë janë dalluar Ashton Moore me 22 pikë, 4 kërcime e 4 asistime dhe Auston Barnes me 15 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Duhet theksuar se Beroe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, së bashku me Mornar-in nga Tivari i Malit të Zi, pasi kjo skuadër të martën mbrëma ka triumfuar në ballafaqim me Teodo-n e Tivatit me rezultat 93:67 (17:18, 19:12, 40:19, 17:18).

Mornar-i është në pozitën e parë të Grupit C, kurse Beroe është e dyta.