13 Tetor 2013
Bashkimi nga Prizreni ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në ETC Superligë.
Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka arritur të shënojë fitoren e parë në këtë stinor.
Bashkimi ka mposhtur Besën e Pejës si mysafire në Palestrën e Sporteve Karagaç të Pejës me 6 pikë dallim, 85-91.
Me këtë fitore, Bashkimi ka arritur në kuotën e katër pikëve, derisa Besa e cila ende nuk ka shijuar fitoren në ETC Superligë, arrin në kuotën e tre pikëve.