Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi ia ndali hovin Teodo-s

  • Bashkimi ia ndali hovin Teodo-s
2 Mars 2016

Bashkimi e ka shënuar fitoren e parë në Grupin C në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Skuadra nga Prizreni ka triumfuar të mërkurën në Tivat të Malit të Zi kundër Teodo-s falë një loje shumë të mirë me rezultat 82:76.

Në këtë mënyrë portokallinjtë ia ndalën hovin malazezëve, të cilët në tri ndeshjet e para kishin regjistruar po aq fitore. Në anën tjetër për Bashkimin kjo ishte fitorja e parë dhe me këtë triumf prizrenasit mund t'i mbajnë gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinale të BIBL-it.

Javën e ardhshme Teodo është mysafire e Beroe-s në Stara Zagora të Bullgarisë, kurse Bashkimi është nikoqir i Mornar-it, një tjetër ndeshje kjo e rëndësishme për ekipin kosovar.

Në mungesë të Marcel Jones-it, lojtarit kyc të portokallinjve të gjithë basketbollistët e tjerë dolën në parket dhe e kanë dhënë maksimumin për të zëvendësuar kontributin e tij. Tay Waller ishte më efikasi me 19 pikë e 5 kërcime, kurse Theron Busey ka kontribuar me 18 pikë, 6 kërcime, 5 asistime e 3 topa të vjedhur, derisa Rokas Uzas ka shtuar 17 pikë e 9 kërcime. Në anën tjetër te Teodo me lojë të mirë janë dalluar Manuel Johnson me 23 pikë e 11 kërcime dhe Nikola Vuquroviq me 15 pikë.