Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi kërkon këndelljen kundër Beroe-s

  • Bashkimi kërkon këndelljen kundër Beroe-s
25 Tetor 2016

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni sot me fillim nga ora 17:00 do të përballet me Beroe-n në Stara Zagora të Bullgarisë në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Bashkimi në dy xhirot e para në BIBL është mposhtur si mysafir në Gjevgjeli të Maqedonisë nga Kozuv-i, kurse si nikoqir nga Kumanova, andaj tani synon që në ndeshjen e tretë të përmirësohet dhe të këndellet duke u kthyer me fitore nga qyteti bullgar.

Në anën tjetër Beroe në dy xhirot e para e ka mundur Sigal Prishtinën dhe Kozuv-in dhe për këtë arsye në ndeshjen e tretë hyn me synimin për të vazhduar me serinë e fitoreve.