Kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi fitoi takimin e sotëm në palestren sportive ‘’Minatori” në Mitovicë me rezultat të ngushtë prej 86:88 dhe kështu e ka siguruar gjysmëfinalen.
Më i miri në radhët e Bashkimit ishte Jordan Capps me 29 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, i ndihmuar edhe nga Drilon Hajrizi, i cili shënoi 28 pikë, pati 8 kërcime e 4 asistime. Te Trepça më efikasi ishte Samir Zekiqi me 22 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.
Me këtë humbje ka përfunduar edicioni për skuadrën mitrovicase, ndërsa Bashkimi në gjysmëfinale do të takohet me Z Mobile Prishtinën.