Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e tretë në kampionat dhe për herë të parë ka dalë në vend të katërt të tabelës duke e mposhtur RTV 21-shin në Prizren.
Ndeshja që ka qenë mjaft interesante ka pasur kthesa në rezultat, derisa prishtinasit kanë qenë në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes, kurse prizrenasit kanë mbledhur forcë për ta rikthyer atë në pjesën e dytë.
Në fund, Bashkimi ka fituar ndeshjen me rezultat 86-78, ku më të dalluar sipas pikëve kanë qenë amerikani Justin Cecil me 22 dhe kroati Denis Vrasljko me 20 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, te 21-shi që ka pasur disa lojtarë të lënduar më i dalluari ka qenë amerikani Keith Gabriel me 22 pikë të shënuara.