Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi mposhtet nga Levski Lukoil në finale të Ligës Ballkanike

  • Bashkimi mposhtet nga Levski Lukoil në finale të Ligës Ballkanike
  • Bashkimi mposhtet nga Levski Lukoil në finale të Ligës Ballkanike
  • Bashkimi mposhtet nga Levski Lukoil në finale të Ligës Ballkanike
15 Prill 2018

Levski Lukoil është shpallur kampion i Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) për edicionin 2017/18 pasi në finale e luajtur të dielën në Samokov të Bullgarisë e ka mposhtur skuadrën e Bashkimit nga Prizreni me rezultat 83:72 (15:18, 27:19, 21:22, 20:13).

Prizrenasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke e fituar cerekun e parë me 18:15, por më pas ekipi bullgar këndellet dhe në cerekun e dytë arriti të shkoj në pushim me avantazh prej 5 pikëve, 42:37.

Në fakt prej cerekut të tretë e tutje ishte Levski ajo skuadër që e diktoi ritmin e lojës, dhe kështu arriti që deri në fund të ruaj rezultatin dhe në fund të fitoj me 11 pikë epërsi. Bashkimi pati disa momente të mira ndërmjet cerekut të tretë dhe të katërt, por të cilat nuk mjaftuan për t’u shpallur në fund kampion i Ligës Ballkanike.

Më të merituarit për triumfin e Leveskit ishin Bozhidar Avramov mme 21 pikë, Stanimir Marinov me 20 dhe Nemanja Milosevic me 13 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër te Bashkimi më të dalluarit ishin Frederic Stutz me 21 pikë e 8 kërcime, Aaron Moss me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime dhe Mikaile Tmusic me 15 pikë.