11 Dhjetor 2013
Bashkimi nga Prizren ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan, Darrell Lampley, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipit malazias Teodo nga Tivati.
Me regjistrimin e Lampley, Bashkimi njëkohësisht ka ç'regjistruar amerikanin Justin Cecil.
Lampley do të ketë të drejtë loje që në xhiron e XIII të ETC Superligës pas kompletimit të dokumentacionit konform rregullores për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe pagesës së obligimit financiar.