Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi për fitore ndaj Teodo-s

  • Bashkimi për fitore ndaj Teodo-s
19 Tetor 2015

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni të martën është mysafire e Teodo-s në Tivat të Malit të Zi në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike (BIBL). Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Portokallinjtë e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e tyre debutues në BIBL, pasi në xhiron e parë e kanë mundur Pejën në Prizren me rezultat 82:73, kurse në anën tjetër malazezët e kanë deklasuar Lovcen-in me shifrat  78:55.

Do të thotë se nesër pritet një rivalitet i madh ndërmjet Teodo-s dhe Bashkimit dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë në taborrin prizrenas, andaj edhe janë mobilizuar maksimalisht dhe kanë udhëtuar për në Tivat për të bërë më të mirën në parket në mënyrë që të kthehen me dy pikë të reja në BIBL.

Bashkimi në BIBL bënë gara në Grupin B së bashku me Pejën, Teodo-n, Lovcen-in dhe Levski 2014.

Petar Mijoviç, trajner i Bashkimit: “Jemi të gatshëm për Teodo-n, edhe pse kemi disa probleme me lëndime, por shpresojmë se do të luajmë fortë. Teodo është një skuadër mjaft kualitative, e cila një kohë të gjatë luan në Ligën Ballkanike, që do të thotë se ka përvojë në arenën ndërkombëtare. Imer Tahiri nuk do të luaj, kurse ende nuk dihet nëse edhe Efthymios Tsakaleris do të mund të luaj. Megjithatë ne  e kemi sistemin tonë të lojës dhe idetë tona, të cilat do të përpiqemi t’i zbatojmë në Tivat. Pres një ndeshje të vështirë, edhe pse të gjitha janë të tilla në BIBL".

Granit Rugova, basketbollist i Bashkimit: “Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe në Mal të Zi  kemi udhëtuar për të luajtur mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, sepse vetëm kështu mund të kthehemi me pikë të plota. Ne e kemi analizuar lojën e tyre dhe trajneri na ka dhënë secilit prej nesh detyrat tona dhe nëse ne i realizojmë ato nuk dyshoj se do të shënojmë fitore. Jam optimist se do ta regjistrojmë fitoren e dytë radhazi në BIBL”.

Duhet theksuar se gjatë kësaj jave edhe kampionia në fuqi e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina do të luaj xhiron e dytë të BIBL, kur të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00  e pret Kozuv-in nga Maqedonia, kurse Peja më 28 tetor do ta luaj ndeshjen e xhiros së dytë, kur është nikoqire e Teodo-s.