Bashkimi i Prizrenit ka arritur të mposht Kastriotin e Ferizajit sonte në palestrën Sezai Surroi me 11 pikë diferencë.
Mirëpo, tregimi nuk ka filluar mirë për prizrenasit të cilët e panë veten në disavantazh në pjesën e parë të lojës me dhjetë pikë diferencë.
Sidoqoftë, ata kanë arritur që të këndellen në pjesë të dytë për të kaluar pengesën e Kastriotit, që është bërë arrë e fortë për shumicën e skuadrave në saje të transfereve të qëlluara në miniafatin kalimtar dimëror.
Amerikani Cooper i Kastriotit ka qenë i jashtëzakonshëm përkundër se skuadra e tij u mposht në Prizren. Ai ka shënuar 27 pikë dhe ka regjistruar 21 kërcime në disfatën e ekipit të tij sonte, derisa më efikasi te ekipi portokall-e-zi ka qenë organizatori amerikan Darrell Lampley me 25 pikë të shënuara.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e Bashkimit në ETC Superligë, derisa Kastrioti ka regjistruar disfatën e 15-të të stinorit.