Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi sërish për fitore ndaj Lovcen-it

  • Bashkimi sërish për fitore ndaj Lovcen-it
11 Janar 2016

Nga tri skuadrat kosovare që bëjnë gara në Ligën Ballkanike (BIBL) është Bashkimi nga Prizreni  që do t’ia bëjë sefte vitit 2016. Prizrenasit të martën me fillim nga ora 19:00 në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit B në BIBL në palestrën e sportit “Sezai Surroi” janë nikoqirë të ekipit Lovcen Basket, të cilin në nëntor të vitit të kaluar e patën mposhtur në Mal të Zi me shifrat 75:66. Ndërkaq po në kuadër të kësaj xhiroje dhe këtij grupi skuadra tjetër kosovare, Peja të mërkurën do të luaj si mysafire në Sofje të Bullgarisë ndaj Levski 2014. Po të mërkurën në Grupin A, kampionia e BIBL, Sigal Prishtina është mysafire e Mornar-it në Mal të Zi.

Një ndër basketbollistët më të mirë të Bashkimit, Granit Rugova është shprehur optimist para përballjes me skuadrën nga Cetinje.  

Granit Rugova: “Jemi të përgatitur përkundër pushimit që patëm për fundvit. Nuk kemi shumë njohuri rreth ndryshimeve që ka bërë Lovcen-i si në lojtarë po ashtu edhe në lojën e tyre, megjithatë do të mundohemi maksimalisht që ta japim më të mirën tonë që ta fitojmë këtë ndeshje. Përparësia e fushës mendoj se do të jetë një plus për ne, por nuk mjafton vetëm kjo, sepse duhet që sot të hyjmë në ndeshje me përqendrim të lart dhe këtë edhe do ta bëjmë. Besoj se do ta mposhtim Lovcen-in dhe t’i gëzojmë tifozët tanë. Çdo fitore është domethënëse për ne, sidomos në Ligën Ballkanike. Sigurisht do të ishte një fitore e mirë dhe një start pozitiv për këtë vit”.

 

Grupi B

E martë

Bashkimi-Lovcen        19:00

 

E mërkurë

Levski 2014 -Peja               17:00

 

Grupi A

E mërkurë

Mornar – Sigal Prishtina 18:30