16 Tetor 2018
Skuadra e Bashkimit sot e nis aventurën në Ligën Ballkanike me ndeshjen që do të luhet në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren me fillim nga ora 19:30.
Prizrenasit që janë edhe nënkampion të Ligës Ballkanike, do të përballen me ekipin nga Bullgaria, Beroe.
Krahas Bashkimit në Ligën Ballkanike në këtë edicion do të merr pjesë edhe Z Mobile Prishtina.