7 Nëntor 2017
Skuadra nga Prizreni, Bashkimi sot me fillim nga ora 19:30 është nikoqire e ekipit bullgar, Levski 2014 në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL).
Prizrenasit para shikuesve të tyre në "Sezai Surroi" synojnë ta shënojnë fitoren e parë në BIBL.
Bashkimi së fundi e ka angazhuar trajnerin e ri, grekun Fotis Takianos dhe basketbollistin Daishon Knight.
Të gjithë në skuadër janë optimistë se ndryshimi do t'i bëjë mirë ekipit dhe kështu do t'a dalin me sukses që të triumfojnë ndaj Levski 2014.