Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi të mërkurën e sfidon Pejën

  • Bashkimi të mërkurën e sfidon Pejën
20 Prill 2015

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës ndërmjet Kosova e Re Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 19:00 (22.04.2015) në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren.

Në duelin e parë të luajtur të dielën që e lamë pas në “Karagaçi” , Peja nuk ka hasur në vështirësi për ta mposhtur Bashkimin ndaj të cilës skuadër ka triumfuar me shifrat 109:81 dhe tani udhëheq në serinë gjysmëfinale me rezultat 1:0.

Ndërkaq ndeshja e dytë e çiftit tjetër të gjysmëfinales së garave shtesë në elitën e basketbollit kosovar në mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës do të luhet gjatë kësaj jave në Therandë.

Në bazë të propozicioneve të garave për edicionin 2014/15 plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 1 – 2 – 2, që do të thotë ekipi më lartë i plasuar e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen e parë dhe ndeshjet eventuale 4 dhe 5.