Të shtunën në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll do të ballafaqohen Bashkimi – Trepça, duel ky që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje në program të dielën është ndeshja në mes Golden Eagle Ylli – Borea që do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, kurse dueli në mes Ponte Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinës është shtyrë për shkak të obligimeve të ekipit bardhekaltër në garat evropiane, më saktësisht në FIBA Europe Cup.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtëpërdrejtë në platformën e Art Sport.