Teodo të mërkurën është mysafire e Bashkimit në “Sezai Surroi” të Prizrenit, në ndeshjen e cila do të luhet nga ora 18:30 në kuadër të Grupit C të fazës së dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).
Malazezët nga Tivati dhe prizrenasit janë përballur dy herë më tani në BIBL dhe që të dyja skuadrat kanë shënuar nga një fitore kundër njëra-tjetrës.
Granit Rugova, basketbollist i Bashkimit: “Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe e rëndësishme. Teodo ka ekip mjaft të fortë, por besoj se jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe me angazhim maksimal e përparësi të terrenit do të fitojmë në këtë ndeshje, duke qenë një hap më afër “play-off”-it të Ligës Ballkanike. Teodo ka skuadër të mirë në sulm, andaj ne duhet të praktikojmë mbrojtje shumë të fortë në mënyrë që ta ndalim sulmin e tyre”.