Skuadra e Bashkimit ka arritur të shënojë fitore në derbin e xhiros XXVI ndaj Trepçës në “Minatori” me rezultat 99:77.
Të dyjat ekipet nisën mirë takimin, ku në çerek të parë zhvilluan lojë të barabartë 21:21.Mirëpo 3 minutat e parafundit të pjesës së parë Trepça kishte avantazh prej 6 pikëve(41:34) ndaj Bashkimit, por ekipi prizrenas riktheu gjithçka në favor të vetin në fund të çerekut për të shkuar në pushim me avantazh prej 2 pikësh.
Në pjesën e dytë Bashkimi ndezi motorët dhe krijoj epërsi mbi 10 pikësh në fund të çerekut të tretë për të hyrë edhe më fuqishëm në të katërtin çerek,derisa arriti pa problem te fitorja që përfundoj me rezultat 99:77.
Justin Black për 31 minuta lojë ka shënuar 31 pikë,6 kërcime,4 asistime dhe 4 topa të vjedhura.Kayel Locke shënoj 22 pikë,8 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Temi Soyebo shtoj 19 pikë.
Te skuadra e mitrovicës Montrael Scott përfundoj ndeshjen me 30 pikë e 12 kërcime,Samir Zekiqi shënoj 18 pikë,ndërsa Valdrin Haxhiu shtoj 11 pikë.