Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi triumfoi në ndeshjen “e çmendur” ndaj Kumanovës

  • Bashkimi triumfoi në ndeshjen “e çmendur” ndaj Kumanovës
6 Dhjetor 2016

Bashkimi ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në Grupin A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Skuadra nga Prizreni të martën mbrëma ishte mysafire e Kumanovës dhe ka shënuar fitore dramatike me rezultat 96:95 (13:31, 23:14, 28:17, 14:16, 18:17) në një ndeshje të "çmendur". 

Fituesi është përcaktuar në kohën shtesë dhe atë në gjuajtjen e fundit nga Marko Popoviq, i cili shënoi në të qindtat e sekondës së fundit. Koha e rregullt ka përfunduar me shifrat 78:78.

Me këtë rezultat Bashkimi ka tani tri fitore radhazi me bilanc 3-4 dhe tani gjasat për kualifikim në fazën e dytë i janë hapur sërish, ndërsa Kumanova është lidere e grupit me 5 fitore e 2 humbje.

Javën e ardhshme Kumanova është nikoqire e Sigal Prishtinës, kurse Bashkimi do ta pres Beroe-n nga Stara Zagora e Bullgarisë.

Eric Palm pati një tjetër paraqitje të mirë për Bashkimin dhe e ka përmbyllur duelin me 25 pikë, 5 kërcime e 5 asistime. Kejuan Johnson me 24 pikë e 11 kërcime dhe Marko Popoviq e Kayel Locke me nga 18 pikë secili po ashtu kanë kontribuar në këtë triumf të rëndësishëm për prizrenasit.

Në anën tjetër te Kumanova më efikasit ishin Aleksandar Kostoski me 28 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, derisa Danilo Mijatoviq ka shtuar 16 pikë.