Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Belegu jep dorëheqje nga posti i kryetarit të FBK-së, Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet më 5 prill

  • Belegu jep dorëheqje nga posti i kryetarit të FBK-së, Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet më 5 prill
  • Belegu jep dorëheqje nga posti i kryetarit të FBK-së, Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet më 5 prill
6 Mars 2018

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit, dhe këtë vendim e ka bërë të ditur në mbledhjen e Bordit të FBK-së të mbajtur pasdite në zyre të federatës.

Belegu në muajin shkurt e kishte njoftuar për dorëheqje Komitetin Ekzekutiv të FBK-së, pasi që Agjencia Kundër Korropsion ia kishte dërguar opinionin e saj ku thuhet se “ushtrimi i funksionit kryetar të FBK-së krahas ushtrimit të funksionit-Këshilltar i Jashtëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është i ndaluar”.

“AKK më ka dërguar opinionin e saj ku thuhet se “ushtrimi i funksionit kryetar të FBK-së KRAHAS ushtrimit të funksionit-Këshilltar i Jashtëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është i ndaluar”. Duke dashur që të sillem në përputhje me ligjin dhe duke shprehur konsideratë për mendimin e AKK-së, ndaj të cilit, sinqerisht thënë, kam shumë rezerva, unë kam vendosur të respektoj këtë opinion dhe të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, detyrë të cilën po ashtu e kam kryer pa pagesë, konform statutit të federatës. Duke dashur që të ruaj reputacionin e shkëlqyeshëm që Federata e Basketbollit të Kosovës e ka në opinionin vendor dhe tek partnerët tanë në FIBA dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë, për të cilin besoj se ekipi i udhëhequr nga unë ka merita të konsiderueshme, si dhe reputacionin tim personal, kam vendosur të tërhiqem nga ky post dhe i lë organet e FBK-së, që sipas Statutit dhe akteve tjera normative në fuqi, të procedojnë me organizimin e Kuvendit Zgjedhor. Jam i bindur dhe dëshiroj të kërkoj nga Kuvendi që Bordi ta vazhdoj punën e shkëlqyer ekipore për vazhdim të rritjes dhe zhvillimit të basketbollit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Belegu në njoftimin e tij për dorëheqje.

Pas njoftimit për dorëheqje para Bordit të FBK-së, ky i fundit konform Statutit të FBK-së konvokon Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe e ka caktuar datën e mbajtjes së tij më 05.04.2018 në Prishtinë.