Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Berisha, 30 pikë ndaj RTV 21

  • Berisha, 30 pikë ndaj RTV 21
10 Prill 2014

Sigal Prishtina ka arritur që të mposht lehtë rivalin nga kryeqyteti, RTV 21, në ndeshjen që i takoi xhiros së XXI të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Dardan Berisha ka qenë i pandalshëm për ekipin e udhëhequr nga Andin Rashica. Ai ka shënuar 30 pikë në fitoren e Sigal Prishtinës 78-95, duke qëlluar 6 treshe. 

Dyshja nën kosh e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku dhe Aurimas Kieza, gjithashtu i kanë ndihmuar ekipit, të cilët së bashku shtuan edhe 31 pikë tjera në fitore.

Te ekipi humbës, drita që shndërriste më së shumti ishte Grant Maxey, që shënoi më së shumti në ndeshje, 34 pikë.

Në xhiron e radhës, Sigal Prishtina i shkon mysafir Dritës, derisa RTV 21 pret Besën e Pejës.