Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha është shpallur MVP i javës në Basketball Champions League.
Një gjë e tillë është bërë e ditur të premten nga faqja zyrtare e Basketball Champions League.
Berisha ishte më i dalluari me 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime në fitoren e ekipit të tij, Basketball Nymburk (Çeki) të shënuar në mesjavë kundër Telekom Baskets Bonn (Gjermani) me rezultat 106:98.
Berisha të enjten kishte zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të javës në Basketball Champions League.
Ndeshjen e radhës në kuadër të Basketball Champions League, Berisha me skuadrën e tij do ta zhvilloj më 16 janar kundër Beshiktashit në Turqi.