Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Berisha: Vetëm të bashkuar mund t’i kalojmë të gjitha sfidat

  • Berisha: Vetëm të bashkuar mund t’i kalojmë të gjitha sfidat
  • Berisha: Vetëm të bashkuar mund t’i kalojmë të gjitha sfidat
  • Berisha: Vetëm të bashkuar mund t’i kalojmë të gjitha sfidat
11 Qershor 2020

Pandemia Covid-19 ka bërë që të anulohen shumë aktivitete sportive në Kosovë, por edhe në botë. Për lojtarët është shumë e rëndësishme që të ruhet forma fizike dhe të stërvitin në këtë kohë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka folur për stërvitjet personale, edicionin e ri, Ligën e Përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe ndeshjet e Kosovës A.

“Kjo situatë nuk ka qenë aspak e zakonshme për ne lojtarët. Megjithatë, forma fizike është shumë e rëndësishme dhe jam munduar të stërvitem në kushte shtëpiake dhe në ambient të hapur. Ju bëj apel të gjithë lojtarëve/eve që të mos ndalen”, është shprehur në fillim Berisha.

Basketbollisti pejan shton se Liga e Përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirëpritur. “Sigurisht se e përkrahim Ligën e Përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë do të ishte shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar. Do të kishte rivalitet dhe do të ishte një risi e mirëseardhur për të gjithë ne”, nënvizon tutje kapiteni i Kosovës, i cili ka folur edhe për synimet me “Dardanët”.

“Kemi filluar shumë mirë me kampanjën për Botërorin 2023 me dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut. Synimi ynë është që të kemi rezultate pozitive në ndeshjet e nëntorit (kundër Sllovakisë dhe Islandës) dhe në shtëpi, në dy ndeshjet e fundit të muajit shkurt më 2021 të sigurojmë kualifikimin për në fazën e ardhshme. Qëllimi është që të përfundojmë në njërën nga dy pozitat e para të grupit tonë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ka qenë shumë e mirë dhe shpresoj se kjo do të vazhdoj edhe në grumbullimet dhe ndeshjet e ardhshme që do të kemi. Natyrisht jemi të motivuar për tu kualifikuar tutje. Prandaj forma fizike është shumë e rëndësishme tani dhe që të jemi të gatshëm për edicionin e ri”, përfundoi Dardan Berisha.

Kosova A do të grumbullohet në muajin gusht në Prishtinë, derisa në nëntor do të jetë mysafire e Sllovakisë dhe Islandës. Dy ndeshjet e fundit për Dardanët në parakualifikimet evropiane për Botërorin 2023 do të jenë në shtëpi ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë. Kosova është lidere e grupit me dy fitore nga dy ndeshje (4 pikë), kurse pas saj janë Sllovakia dhe Islanda me nga tri pikë dhe Luksemburgu i fundit me dy.