Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Besa paraqet për regjistrimin amerikanin Chae Philips

28 Nëntor 2013

Skuadra pejane, KB Besa, që këtë stinor po debuton në ETC Superligë ka paraqitur për regjistrim basketbollin amerikan, Chae Philips, në Federatën e Basketbollit të Kosovës. 

Basketbollisti do të ketë të drejtë loje në xhiron X të ETC Superligës, këtë fundjavë, pas kompletimit të dokumentacionit konform Nenit 47 të Rregullores për kalimin e lojtarëve në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar. 

Besa në xhiron e radhës takohet me Bashkimin në Prizren. Pejanët deri më tani kanë shënuar tre fitore krahas gjashtë humbjeve në 9 xhirot e para të ETC Superligës.