Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka pësuar humbje të hënën mbrëma nga Britania e Madhe në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 57:35 (20:11, 13:12, 6:8, 18:4).
Basketbollistët tanë kanë arritur t’i bëjnë ballë kundërshtarit deri në çerekun e katërt, atëherë kur britanikët e treguan forcën e tyre dhe kështu në fund triumfuan me 22 pikë epërsi.
Duhet theksuar se Britania e Madhe është e vetmja Kombëtare, e cila nuk e ka pësuar asnjë humbje në kuadër të Grupit D.
Në anën tjetër Kosova në Grupin D, ka regjistruar 3 humbje e 1 fitore.
Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja jonë do ta luaj të martën me fillim nga ora 15:00 kundër Gjeorgjisë.