Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bytyqi: Është një ëndërr që u bë realitet

  • Bytyqi: Është një ëndërr që u bë realitet
10 Korrik 2020

Komuniteti i basketbollit është duke e mirëpritur vendimin e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që Kosova A (femrat) të paraqitet zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Kosova pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.

Një nga basketbollistet më me përvojë në Kosovë është Valbona Bytyqi. Ajo ka folur rreth formimit të Përfaqësueses A në konkurrencën e femrave dhe paraqitjen në arenën ndërkombëtare. “Është një ëndërr që u bë realitet. Më vjen keq për bashkëlojtaret që e kanë përfunduar karrierën pa e veshur fanellën e Përfaqësueses, që për çdo sportistë është ëndërr.

Personalisht ndihem shumë e lumtur dhe me padurim pres ftesën që të jemi së bashku me bashkëlojtaret më të mira që ka vendi. Një falënderim shkon edhe për Federatën e Basketbollit të Kosovës, përkatësisht Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku, që hapën dyert për Përfaqësuesen A të basketbollit te femrat. Është një ditë e rëndësishme për basketbollin e femrave në Kosovë”, është shprehur Bytyqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.