Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Cereku i tretë fatal për Pejën, derbi i takoi Sigal Prishtinës

  • Cereku i tretë fatal për Pejën, derbi i takoi Sigal Prishtinës
26 Nëntor 2016

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në derbin e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit ishin më të mirë se skuadra e Pejës, ndaj të cilës kanë triumfuar me shifrat74:58 (16:19, 15:13, 22:9, 21:17).

Dy cerekët e parë ishin të barabartë, derisa në dhjetëminutëshin e tretë ishte Sigal Prishtina ajo skuadër që i mori frenat në duart e saj dhe kështu arriti që këtë pjesë të lojës ta përmbyll me rezultat 22:9. Në cerekun e fundit verdhezinjtë nuk arritën ta shkrijnë avantazhin që e krijoi Prishtina në dhjetëminutëshin e tretë, andaj edhe nikoqirët iu gëzuan fitores dhe atë me 16 pikë diferencë.

Në këtë mënryrë kryeqytetasit u hakmorën ndaj pejanëve për humbjen e pësuar në xhiron e dytë të edicionit, me shifrat 81:73.

Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Bojan Trajkovski me 16 pikë e 9 kërcime, kurse te Peja më efikasi ishte përforcimi i saj i fundit, Cameron Rundles me 22 pikë, derisa ai ka shtuar edhe 8 kërcime e 2 asistime.

Njëherësh kjo është disfata e parë e Pejës në këtë edicion të Superligës.

Në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së basketbollit kosovar, fitore ka regjistruar edhe Bashkimi kundër Kerasan Prishtinës me shifrat 98:61.

Ndërkaq të dielën në program janë edhe dy ndeshje të tjera, ku Trepca është nikoqire e Golden Eagle Yllit, kurse Rahoveci e pret Vllaznimin. Të dyja takimit do të zhvillohe me fillim nga ora 18:00.