Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Cluj sërish triumfoi ndaj Pejës

  • Cluj sërish triumfoi ndaj Pejës
9 Nëntor 2016

Peja është mposhtur nga skuadra rumune Cluj në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup.

Ndeshja që i ka takuar xhiros së katërt të kësaj gare e luajtur të mërkurën mbrëma në “Karagaci” ka përfunduar me shifrat 76:99 (13:21, 17:30, 20:24, 26:24).

Mysafirët nga Rumania ishin ata që dominuan prej fillimit e deri në fund të takimit, kurse çereku i dytë ishte përcaktues në fitoren e tyre, në të cilën pjesë të lojës ata realizuan 30 pikë, kurse pejanët i ndalën në vetëm 17 sosh.

Më i dalluari te Cluj-i ishte Vlad-Sorin Moldoveanu me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Peja më efikasi ishte LaMarcus Reed me 18 pikë e 5 kërcime.

Peja në xhiron e radhës në Grupin G do të ballafaqohet me Petrolina AEK-un në Qipro më 16 nëntor duke filluar nga ora 18:00. Në përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave fitore patën shënuan verdhezinjtë në “Karagaci”. Në fakt kjo është fitorja e vetme e Pejës në kuadër të këtij grupi, krahas tri disfatave.