Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Dardan Berisha, MVP i Ligës Ballkanike

  •  Dardan Berisha, MVP i Ligës Ballkanike
22 Prill 2015

Dardan Berisha është shpallur MVP i Ligës Ballkanike (BIBL) për edicionin 2014/15. Ylli i Sigal Prishtinës ka luajtur shumë mirë që nga ndeshja e parë dhe ka arritur ta udhëheq me mjaft sukses skuadrën e tij në BIBL.

Para fillimit të ndeshjeve finale, Berisha në 13 takime të luajtura në BIBL ka pasur bilanc prej 26.2 pikë, 5.5 asistime e 4.3 kërcime për ndeshje. Ishte një luftë e ashpër mes tij dhe bashkëlojtarit të tij, Edin Bavçiç, i cili gjithashtu ka pasur një edicion të shkëlqyeshëm në këtë ligë me bilanc prej 17.0 pikë e 10.4 kërcime për ndeshje në 15 takime të luajtura.

11-shes bardhekaltër çmimin ia kanë dorëzuar para ndeshjes së parë finale të BIBL ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rilski Sportist që është zhvilluar të martën mbrëma në kryeqytetin kosovar. Çmimin ia ndanë drejtori sportiv i BIBL, Shay Shtriks dhe drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Florian Miftari.