Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha ka nënshkruar kontratë trivjeçare me njërën nga skuadrat më të mëdha evropiane, Cibonën e Zabgrebit.
“Dardan Berisha, fundori 27 vjeçar, i gjatë 191 cm, nga sot është lojtar i ri i Cibonës. Berisha vjen nga Sigal Prishtina, i cili këtë edicion e ka fituar Ligën Ballkanike, e në të cilën ai është shpallur koshashënuesi më i mirë, me mesatare prej 24 pikësh për ndeshje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Cibonës.
Berisha pritet t’i bashkohet ekipit kroat pas përfundimit të Kampionatit Evropian.
“Jam shumë i lumtur për këtë, kjo ishte një ëndërr e imja e kamotshme”, ka deklaruar Berisha, i cili është transferuar te skuadra e idhullit të tij të fëmijërisë, Drazen Petroviç.
Berisha për dy edicione te Sigal Prishtina i ka fituar 2 Superkupa të Kosovës, 1 Kupë të Kosovës, 2 tituj të kampionit dhe titullin në Ligën Ballkanike (BIBL).
Vitin e kaluar Berisha është shpallur MVP i kampionatit të Kosovës, ndërsa sivjet është shpallur MVP i BIBL-it.
Berisha ditë më parë është ftuar edhe në Përfaqësuesen e Polonisë për të marr pjesë në Eurobasket 2015 që do të zhvillohet prej 5 deri më 20 shtator në katër shtete, Kroaci, Francë, Gjermani dhe Letoni.