10 Gusht 2019
Kosova U16 sot do të zhvillojë takimin e tretë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Podgoricë të Malit të Zi.
Dardanët e rinj do të përballen me Bullgarinë, që ka dy fitore në dy ndeshje nga ora 16:00.
Ky shihet si një takim shumë i vështirë, megjithatë, synimi i Kosovës është të fitojë përvojë në këtë Evropian.
Më pas Kosova do të ndeshet edhe me Suedinë dhe Norvegjinë.