Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Darkë e përbashkët, FBK-Klubet e elitës

  • Darkë e përbashkët, FBK-Klubet e elitës
22 Dhjetor 2015

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu të hënën mbrëma pas mbledhjes së Bordit të FBK-së i ka ftuar kryetarët e klubeve të Superligës së Kosovës në një darkë të përbashkët, për të diskutuar për rrjedhën e deritashme të edicionit 2015/16 dhe për sfidat që e presin FBK-në në vitin e ardhshëm.

 Gjithashtu numri një i FBK-së e ka prezantuar Projekt Propozimin e Planit të Punës dhe atë Financiar për vitin 2016, i cili në mbledhjen e Bordit ishte miratuar dhe më pas i njëjti është prezantuar edhe para zyrtarëve të Superligës së Kosovës.

“Vitin e ardhshëm na pret punë e madhe si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Sa i përket garave vendore në fazën e parë të edicionit jemi të kënaqur se si kanë rrjedhur gjërat dhe urojmë që kështu të vazhdoj edhe pjesa e dytë. Ndërkaq sa i përket garave ndërkombëtare ne na presin sfida të mëdha pasi ne do të paraqitemi me 6 Përfaqësuese, prej tyre 4 të meshkujve dhe 2 të femrave. Po ashtu e rëndësisë së veçantë është se do të marrim pjesë në kualifikime për Kampionatin Evropian me Përfaqësuesen A. Shikuar në tërësi ne na mbetet t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë të gjithë së bashku për ta zhvilluar sa më shumë basketbollin ndër gjenerata të reja dhe në nivelin e seniorëve”, ka thënë ndër të tjera Belegu para zyrtarëve të skuadrave të elitës së basketbollit kosovar.