Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Dea Pushkolli kujton ndeshjen e parë në SHBA dhe tregon sa po i mungon basketbolli

  • Dea Pushkolli kujton ndeshjen e parë në SHBA dhe tregon sa po i mungon basketbolli
18 Maj 2020

Njëra nga basketbollistet e Kosovës që luan në SHBA është Dea Pushkolli.

Basketbollistja e talentuar e Kosovës i është bashkuar kampanjës së FIBA-s për #FIbaBAsket, duke ju përgjigjur pyetjeve se si po e kalon kohën në pandemisë Covid-19, sa po i mungon basketbolli, ndeshja e parë në SHBA dhe mesazhi i saj.

“Mezi pres të rikthehemi. Ende nuk e di se cila do të jetë ndeshja e parë, por çdo asistim, çdo vjedhje e topit do të jetë e mrekullueshme kur të rikthehemi.

Jam munduar të jem sa më shumë aktive. Kisha akses në një palestër të vogël, por në të shumtën e kohës kam punuar jashtë, duke bërë shumë ushtrime të trupit”, u shpreh Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.

“E dua shumë këtë lojë. Më mungon gjithçka. Më mungojnë udhëtimet, stërvitjet, ndjesia kur shënon dhe gjithçka.

Ende nuk kam luajtur në nivelin profesional, por nuk do të harrojë ndeshjen e parë në SHBA, kur e kam vjedhur një top dhe kam shënuar dy hapësh të majtë.

Qëndroni të sigurt dhe do të rikthehemi”, përfundoi Dea Pushkolli.