Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Debutim me fitore për Bashkimin në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike

  • Debutim me fitore për Bashkimin në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike
13 Tetor 2015

Bashkimi ka debutuar me fitore në Ligën Ballkanike (BIBL), pasi të martën mbrëma e ka mposhtur Pejën në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 82:73.

Ndeshja ka qenë mjaft interesante dhe të dyja skuadrat kanë dhuruar basketboll cilësor, ndërsa nikoqirët në momentet më të rëndësishme të takimit ishin më të përqëndruar, andaj edhe në fund me mjaft meritë kanë arritur deri te fitorja.

Theron Bussey dhe Tay Waller kanë qenë më të dalluarit te Bashkimi. Bussey e ka përmbyllur ndeshjen me 19 pikë, 9 kërcime e 9 asistime, kurse Waller ka kontribuar me 19 pikë. Edhe Granit Rugova ka pasur paraqitje të mirë, duke shënuar 17 pikë.

Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Ronald Davis me 24 pikë dhe Drilon Hajrizi me 18 sosh.

Në ndeshje kanë qenë të pranishëm, drejtori gjeneral i Sigal Uniqa-s, Avni Ponari, i cili njëkohësisht është edhe president i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), drejtori sportiv i Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), Shay Shtriks, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike në Kosovë.