Tudor Costescu, përzgjedhës i Rumanisë:
“Jam shumë krenar me ekipin tim, sepse të luash kundër Kosovës nuk është aspak lehtë dhe aq më shumë në ndeshjet e tyre në shtëpi. Ne kemi një skuadër të re dhe rezultatet janë të kënaqshme deri më tani. Ne kemi luftuar për 40 minuta për fitore dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nxjerr rezultat pozitiv në fund”.
Mirel Dragoste, basketbollist i Përfaqësueses së Rumanisë:
“Jam shumë i lumtur që e fituam këtë ndeshje. Unë mendoj se ne e kemi merituar këtë fitore, sepse jemi angazhuar maksimalisht për fitore. Ne po ashtu i shfrytëzuam gabimet e kundërshtarit të cilat ata i bënë në momentet vendimtare të takimit”.
Damir Mulaomerovic, përzgjedhës i Kosovës:
“Jam shumë i dëshpëruar. Mungesa e Dardan Berishës në minutat e fundit u vërejt shumë tek ekipi ynë, dhe kjo na kushtoi shumë, sepse ai me të vërtetë është shumë i rëndësishëm për ekipin. Megjithatë janë disa lojtarë të tjerë në skuadër të cilët në raste të tilla duhet të marrin përgjegjësinë dhe të tregojnë guxim për të vendosur ndeshje, gjë që nuk e bënë kësaj radhe. Në të ardhmen duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Në fund nuk ishim aq sa duhet të koncentruar dhe kjo bëri që të humbasim ndeshjen”.
Mikaile Tmusic, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës:
“Jam shumë i dëshpëruar që e humbëm ndeshjen. Unë mendoj se arsyeja pse ne pësuam disfatë në fund është se na mungoi koncetrimi dhe kjo na kushtoi me humbje”.