Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Demirel e përgëzon Belegun

  • Demirel e përgëzon Belegun
19 Gusht 2015

Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel sot i ka dërguar një letër urimi kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegut. Në këtë letër Demirel ndër të tjera e ka përgëzuar Belegun për paraqitjen e shkëlqyeshme të Kosovës në Kampionatin Evropian U-16: "Dua t'ju uroj juve, Përfaqësuesen tuaj dhe federatën për medaljen e argjendtë të fituar në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C. Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën, para se gjithash duke u bazuar në faktin se kjo është hera e parë që Përfaqësuesja juaj ka garuar në garat e FIBA Evropës. Unë e di se ky është vetëm suksesi i parë prej shumë të tjerëve që pritet të ketë Federata e Basketbollit e Kosovës në vitet në vazhdim. Unë dua të përfitoj nga ky rast dhe të ritheksoj se jam shumë i lumtur që Kosova është bërë pjesë e familjes së FIBA Evropës. Unë pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin me ju dhe federatën tuaj dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti".

Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka marr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C që është zhvilluar në San Marino prej 6 deri më 11 Korrik të këtij viti. Kosova U-16 në finale është mposhtur nga nikoqiri, derisa basketbollisti kosovar Etnik Peci është zgjedhur MVP i Evropianit si dhe e ka zënë një vend në pesëshen e parë të kësaj gare prestigjioze.