Trajneri i Pejës, Daniel Lutz, është dënuar me 200€ nga Komesari i garave të ETC Superligës për shkak të deklaratave të tij në media.
Konkretisht Lutz ka kritikuar ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina në gazetën Sport Plus të botuar më 2 dhjetor 2013, duke shkelur kështu Nenin 53/D9 të Propozicioneve të garave, që ndalon dhënien e deklaratave të tilla në media.
Nëse Lutz përsërit gabimin do të ngritet procedurë disciplinore ndaj tij.
http://basketbolli.com/sq/article/vendim-ndaj-trajnerit-te-kb-peja