Xhiroja e pestë e Ligës së Parë do të jetë shumë interesante. Sfida më interesante është ndërmjet AS Prishtinës dhe Vëllaznimit, dy skuadra që nuk kanë pësuar asnjë humbje në këtë edicion.
AS Prishtina ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara, derisa skuadra kuqezi ka katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara.
Të shtunën ballafaqohen New Basket-Prishtina e Re. New Basket ka katër humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Prishtina e Re ka dy fitore dhe një humbje.
Të dielën ballafaqohen Borea me Dritën. Pejanët kanë katër humbje, derisa gjilanasit një fitore dhe dy humbje, kurse sfida e fundit është ndërmjet Istogut dhe Kerasan Prishtinës. Istogasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse prishtinasit tri fitore dhe një humbje.
Liga e Parë - Java 5
E premte
20:30 AS Prishtina – Vëllaznimi
E shtunë
21:00 New Basket – Prishtina e Re
E diel
14:30 Borea – Drita
18:00 Istogu – Kerasan Prishtina