Në fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës. Skuadra kuqezi pas fitores ndaj Sigal Prishtinës do të tentojë të befasojë edhe Pejën, që ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitë, derisa Vëllaznimi ka dy fitore dhe katër humbje.
Dueli tjetër i së shtunës është Bashkimi-Sigal Prishtina. Prizrenasit kanë një fitore dhe pesë humbje deri më tani, kurse prishtinasit dy fitore dhe katër humbje, andaj fitorja është shumë e vlefshme në këtë përballje.
Takim interesant shihet ai ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit tri fitore dhe tri humbje në gjashtë duele të zhvilluara.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe dy humbje, si dhe rivaliteti mes këtyre dy skuadrave bën që përballja të jetë shumë interesante, ashtu siç ka qenë në vitet e fundit.
Prince Caffe Superliga - Java 7
E shtunë
13:00 Vëllaznimi – Peja
15:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
E diel
15:00 Trepça - Ponte Prizreni
17:00 Golden Eagle Ylli - Rahoveci