Skuadra fituese e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka arritur të shënojë fitoren e shtatë me radhë në kuadër të ETC Superligës, duke e mposhtur rivalin lokal, RTV 21.
RTV 21 i ka bërë ballë Prishtinës në çerekun e parë, të tretë dhe të katërt, por dallimi i bërë në çerekun e dytë nga Sigal Prishtina, ka qenë i pakapshëm gjatë gjithë ndeshjet për ekipin e Arben Krasniqit.
Dardan Berisha ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit fitues, por edhe i ndeshjes, me 21 pikët e shënuara, ndërsa në fitore atij i ndihmuan edhe qendra Blerim Mazreku me 17 dhe Alban Veseli me 14 pikë.
Te RTV 21, që sonte doli me trajnerin e ri Arben Krasniqi në ndeshjen e dytë, më të dalluar sipas pikëve kanë qenë: Tray Hampton me 16, Brendon Jenkins me 15 dhe Keith Gabriel me 13 pikë.
Kjo është fitorja e shtatë e Sigal Prishtinës në stinor, duke mos pësuar në asnjë ndeshje, derisa RTV 21 ka regjistruar humbjen e pestë të stinorit krahas dy fitoreve që i ka.