Të premten dhe të shtunën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është nikoqire e Përfaqësueseve të Bullgarisë të grupmoshës U16 në të dyja konkurrencat.
Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku të premten në program janë dy takime dhe të shtunën gjithashtu do të luhen dy ndeshje.
Trajnerët që do t’i udhëheqin Përfaqësueset e U16 janë: Dritëro Sefaja e Dustin Karrer në konkurrencën e meshkujve dhe Fidan Shatri e Valbona Bytyqi në konkurrencën e femrave.
Më poshtë mund të gjeni orarin e miqësoreve Kosova U16– Bullgaria U16.
E premte (22.01.2016):
12:30 – 14:15 Kosova U16-Bullgaria U16 (Vajzat)
14:30 – 16:15 Kosova U16-Bullgaria U16 (Meshkujt)
E shtunë (23.01.2016):
11:15 – 13:00 Kosova U16-Bullgaria U16 (Vajzat)
13:15 – 15:00 Kosova U16-Bullgaria U16 (Meshkujt)