Sot është dita e gjysmëfinalave në Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20 në Prishtinë.
Irlanda do të ndeshet me Bullgarinë nga ora 16:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa po në këtë palestër zhvillohet gjysmëfinalja tjetër Finlanda-Britania e Madhe, nga ora 19:00.
Ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.
Ndërkohë, në palestrën “1 Tetori” zhvillohen ndeshjet për vendet 5-8.
Nga ora 16:30 përballen Kroacia-Rumania, derisa nga ora 19:00 ndeshen Turqia dhe Izraeli.
Evropiani përfundon të dielën me finalen e madhe.