Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Doellman, Bamforth dhe Berisha më të dalluarit në ekipet e tyre

  • Doellman, Bamforth dhe Berisha më të dalluarit në ekipet e tyre
11 Tetor 2016

Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Justin Doellman ishte më i merituari në fitoren e vështirë të Barcelona-s në përballje me Baskonia-n që i ka takuar xhiros së tretë të Liga Endesa-s së Spanjës.

Doellman e ka përmbyllur takimin me 24 pikë në triumfin me shifrat 98:92 pas kohës shtesë pasi pjesa e rregullt e duelit përfundoi me rezultat 84:84.

Barcelona nga tri ndeshje të zhvilluara në elitën e basketbollit spanjoll ka regjistruar po aq fitore.

Ndërkohë amerikani tjetër i natyralizuar i Kombëtares së Kosovës, Scott Bamforth ka shkëlqyer në fitoren e klubit të tij, Dominion Bilbao Basket me shifrat 75:69 kundër Zaragoza-s.

Bamforth ka realizuar 24 pikë, 5 kërcime e 2 asistime në fitoren e tretë radhazi të ekipit të tij në Ligën Endesa.

Edhe Dardan Berisha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në ekipin e tij të ri në Poloni, Polfarmex Kutno.

Berisha ka kontribuar me 21 pikë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat shumë të ngushtë Energa Czarn me rezultat 79:78.