Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Drejtuesit e FBK-së të martën do të priten në FBM

  • Drejtuesit e FBK-së të martën do të priten në FBM
21 Mars 2016

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Leart Hoxha dhe anëtarin e Bordit, Arben Fetahu të martën në ora 13:00 do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë (FBM), Petar Naumoski dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet dy federatave në nivel të Përfaqësueseve. Dihet se Kosova do të paraqitet me 6 Përfaqësuese sivjet në gara të FIBA-s dhe për këtë arsye ne duam që gjatë verës të zhvillojmë ndeshje miqësore me Përfaqësueset e rajonit. Të martën do të pritemi nga kryetari Naumoski me bashkëpunëtorë në zyre të Federatës së Maqedonisë për të diskutuar mundësinë e zhvillimit të miqësoreve me Përfaqësueset e këtij vendi. Ne shpresojmë se ky do takim do të jetë i frytshëm dhe se kështu do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy federatave”, ka deklaruar Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së.