Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Drejtuesit e FBK-së u premtojnë përkrahje përfaqësuesve të Klubit 3x3 Prishtina

  • Drejtuesit e FBK-së u premtojnë përkrahje përfaqësuesve të Klubit 3x3 Prishtina
  • Drejtuesit e FBK-së u premtojnë përkrahje përfaqësuesve të Klubit 3x3 Prishtina
25 Qershor 2020

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku kanë pritur përfaqësuesit e klubit 3x3 Prishtina, Fikret Shatri dhe Fisnik Juniku. Takimi është mbajtur në zyre të FBK-së, derisa temat kanë qenë aktivitetet e klubit 3x3 Prishtina gjatë muajit gusht dhe kërkesa për mbështetje nga FBK-ja për këtë aktivitet, si dhe kërkesa nga 3x3 Prishtina për bashkë-organizimin e aktiviteteve në të ardhmen për lojën 3x3, me theks të veçantë në konkurrencën e femrave. 

Në mesin e muajit prill, FIBA ka dërguar dy donacione për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Bëhet fjalë për terrenin e lojës 3x3, semaforin 3x3, topat 3x3, topat e Mini-Basketbollit dhe topat për vajza. FIBA në fund të vitit pati vendosur ta shpërblejë FBK-në për punën e shkëlqyeshme që kjo e fundit e ka bërë gjatë vitit 2019 për zhvillimin e basketbollit ndër të rinj në vendin tonë. 

Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy Federatave Nacionale të Evropës për të qenë fituese e 350 topave Molten (të madhësisë 4, 5 dhe 3x3) për të inkurajuar FBK-në që të vazhdojë me punën e shkëlqyer që po e bënë e veçanërisht me të rinjtë. 

Loja 3x3 përkrahet nga FIBA, dhe për këtë arsye, Federata e Basketbollit e Kosovës do të mbështetë çdo aktivitetet të masivizimit të kësaj loje. 

Drejtuesit e FBK-së ishin pro kërkesave të përfaqësuesve të 3x3 Prishtina dhe premtuan se do të bëjnë çmos për të masivizuar këtë lojë në Kosovë. 

Kjo lojë është atraktive për të rinjtë, dhe gjatë kësaj vere pritet të organizohen disa aktivitete, duke marrë parasysh se zhvillohen në ambiente të hapura dhe është më lehtë, për shkak të pandemisë COVID-19, ku janë anuluar shumë aktivitete sportive në mbarë botën.