13 Maj 2016
Drita nga Gjilani si nikoqire e ka mposhtur Kerasan Prishtinën të enjten mbrëma në ndeshjen e dytë të “play-out”-it me rezultat 81:80 dhe tashmë është barazuar seria finale ndërmjet këtyre dy skuadrave pasi në takimin e parë fitore ka realizuar ekipi nga kryeqyteti.
Ndeshja e tretë dhe përcaktuese se kush do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, a do të mbetet Kerasan Prishtina apo do të rikthehet Drita, pritet të luhet në këtë fundjavë në kryeqytet.