25 Mars 2014
Drita ka paraqitur për regjistrim basketbollistin kroat, Filip Toncinic.
Drita e cila në fundjavë do të luaj në Final 6 të IPKO Kupës së Kosovës ndaj Bashkimit, ka paraqitur për regjistrim sot basketbollistin kroat, Filip Toncinic.
Toncinic është i gjatë 212 centimetra dhe në moshën 30 vjeçare. Ai do të ketë të drejtë loje pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47 të Rregullores për regjistrimin e lojtarëve në FBK dhe kryerjes së obligimit financiar.