Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Dushku mentore në Programin e SIGA-s për mentorim global të vajzavë të reja që synojnë të bëhen udhëheqëse në sport

  • Dushku mentore në Programin e SIGA-s për mentorim global të vajzavë të reja që synojnë të bëhen udhëheqëse në sport
9 Nëntor 2020

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku është zgjedhur mentore në kuadër të iniciativës “SIGA Global Mentorship Programme For Aspiring Young Female Leaders in Sport" (Programin e SIGA-s për mentorim global të vajzavë të reja që synojnë të bëhen udhëheqëse në sport). Kjo iniciativë është pjesë e SIGA-s (Aleancës Globale për Integritetin në Sport).

Dushku në këtë program është propozuar nga Elda Gjoka, Këshilltare Strategjike e Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani.

Ndërkaq SIGA (Aleanca Globale për Integritetin në Sport) është koalicioni më i madh, i pavarur, neutral, botëror në botë në fushën e qeverisjes dhe integritetit të sporteve.

Në lidhje me programin dhe listën e plotë të mentoreve mund ta gjeni në linkun më poshtë:

https://siga-sport.com/siga-global-female-mentorship-programme/

Duhet theksuar se Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në vitin 2017 ka qenë pjesë e programit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Global Sports Mentoring Program” duke e përfaqësuar me mjaft sukses FBK-në dhe Kosovën në këtë program për 6 javë sa ka qëndruar në SHBA, pastaj ka diplomuar me mjaft sukses në vitin 2018 në programin e FIBA Time-Out dhe së fundi ajo ka diplomuar në Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC-Gjenerata e Dytë), organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Solidariteti Olimpik.