Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

E gjashta me radhë për Prishtinën

  • E gjashta me radhë për Prishtinën
7 Nëntor 2013

Sigal Prishtina ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë së saj në kuadër të ETC Superligës. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ceyhun Cabadak edhe pse nuk ia nisi mirë ndeshjes, në vazhdim ka arritur të mposht lehtë mitrovicasit. 

Ishte Trepça e Israel Martinit që ia nisi ndeshjes bindshëm duke krijuar epërsi prej 0-7, por për fat të keq të të gjelbërve, kjo ishte e tëra për ata në këtë ndeshje.

Prej atij momenti Sigal Prishtina dominoi në çdo aspekt për të fituar ndeshjen në fund 88-60.

Më të dalluarit sa i përket koshave të shënuar te prishtinasit ishte Dardan Berisha me 18 dhe Blerim Mazreku me 15 pikë, derisa te mitrovicasit Dominique Lacy me 14 dhe Jan Orfila me 12 pikë, ishin koshashënuesit më të mirë te ekipi humbës.

Kjo ka qenë fitorja e gjashtë nga gjashtë ndeshje për Sigal Prishtinën, derisa Trepça ka regjistruar humbjen e katërt në gjashtë xhirot e para të ETC Superligës.