29 Qershor 2017
Një tjetër basketbollist i Përfaqësueses A të Kosovës ka arritur në Prishtinë për t’ju bashkëngjitur përgatitjeve të skuadrës për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Bëhet fjalë për Jaren Sinën, i cili është edhe shqiptari i parë që ka qenë i ftuar në NBA draft ëorkout, më saktësisht te skuadra e Denver Nuggets. Sina është në formë mjaft të mirë dhe më se i gatshëm për të dhënë maksimumin për Përfaqësuesen tonë.
Për Sinën kjo është paraqitja e dytë për Përfaqësuesen A të Kosovës, pas asaj të vitit të kaluar, ku Kosova ka marr pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2017, që edhe kanë qenë kualifikimet historike për basketbollin kosovar.
Kosova merr pjesë në Grupin C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” dhe është në grup me Estoninë dhe Maqedoninë.
Parakualifikimet evropiane do të luhen prej 2 deri më 19 gusht me sistem vajtje – ardhje.